Botë

Pritja e Vitit të Ri, festa filloi, bota gati për të festuar 2015-tën

31.12.2014 12:38

Miliona njerëz në mesnatë festojnë sot ndërrimin e motmoteve në ambiente familjare, qendra turistike, restorante dhe sheshe të qyteteve...

Por, mesnata varion nga brezat kohorë, kështu që derisa ne jemi në pritje të orës 12, shumë shtete tashmë kanë ndezur fishekzjarrët dhe kanë bërë urimet e para.

Të parët që pritën Vitin e Ri 2015 ishin qytetarët e ishujve Kiribati dhe Tonga të Oqeanit të Qetë dhe vendeve të Lindjes së Largët, ndërsa më së voni Vitin e Ri e presin banorët e Bregut Perëndimor të SHBA-ve dhe Alaskës.

Por, jo të gjithë festojnë sot Vitin e Ri 2015.

Hebrenjtë festojnë vitin e tyre 5776, kinezët vitin 4713, indusët vitin 2072 dhe myslimanët vitin 1437.