Botë

Osmani takim me kryediplomatët europian: Fillimi i negociatave, gjë e duhur për rajonin

21.03.2022 12:13

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në mëngjesin e punës së shefave të diplomacisë....

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në mëngjesin e punës së shefave të diplomacisë së vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që u organizua nën patronazhin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
 
Mëngjesi i punës, iu kushtua dosjes evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe u mbajt në margjinat e Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së. Me këtë rast ministry Osmani ka thënë se dialogu merr kthesë sa i përket urgjencës së sjelljes së vendimeve që do ta determinojnë të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut në BE, por edhe të gjithë Ballkanit Perëndimor”. 
 
Ministrat shprehën mbështetje të fortë për lidershipin në Maqedoninë e Veriut, i cili pamëdyshje dhe me përkushtim punon në përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. Të pranishmit ishin të mendimit se vendimi për mbajtjen e Konferencave të para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë gjatë Presidencës franceze me BE-së do të ishte një gjë e e duhur me efekte pozitive për të gjithë rajonin. Në takim ishin të pranishëm dhe Përfaqësuesi i Lartë I BE-së Josep Borrell dhe Eurokomsioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi.