Botë

Aksidenti në Kosovë, gra shtatzëna dhe fëmijë mes të lënduarve

21.03.2022 10:34

Në mesin e të lënduarve në aksidentin që ndodhi mbrëmë në rrugën Grabanicë të Klinës në Kosovë...

Në mesin e të lënduarve në aksidentin që ndodhi mbrëmë në rrugën Grabanicë të Klinës në Kosovë, kishte gra shtatzëna dhe fëmijë, ka bërë të ditur Spitali i Pejës, ku janë pranuar 18 të lënduar.
 
3 nga të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, 5 janë në trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa pacientët e tjerë pas trajtimit janë liruar për në shtëpi.
 
Nëpërmjet një komunikate për medie nga spitali kanë bërë të ditur se gjendja e të lënduarve është e qëndrushme dhe jashtë rrezikut për jetën.
 
“Pas një aksidenti në trafik, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kemi pranuar 18 pacientë të lënduar nga ky aksident në mesin e tyre edhe gra shtatzëna dhe fëmijë. Ndonëse është herët për konstatime gjendja e të lënduarve aktualisht është stabile dhe besojmë jashtë rrezikut për jetë. Mjekët dhe ekipet kujdestare po bëjnë të pamundurën që të ofrojnë përkujdeseni e nevojshëm shëndetësor secilit të lënduar.”, thuhet në komunikatën për mediet.