Ekonomi
Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni
21.03.2022 12:59
Prej sot në mesnatë çmimet e benzinave do të zvogëlohen mesatarisht për 0,01%....

Prej sot në mesnatë çmimet e benzinave do të zvogëlohen mesatarisht për 0,01%. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të lirohen për 0.50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) do të rritet për 1,00 den/litër.
Benzina EUROSUPER BS-95 do të shitet për 79,00 denarë/litër ndërsa EUROSUPER BS 98 do të shitet për 81,00 denarë/litër. Nafta EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 77,00 denarë/litër dhe Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 73,50 denarë/litër.
Gjithashtu ulet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU për 0,805 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 52,354 den/kg.
