Botë

Lufta në Ukrainë, Kievi dhe Mariupoli, shënjestër e sulmeve

21.03.2022 14:30

Seri sulmesh në kryeqytetin e Ukrtainës –Kievë...

Seri sulmesh në kryeqytetin e Ukrtainës –Kievë. Bombardohet nga forcat ruse qendra tregëtare, “Retroville”, raportohet për sëpaku tetë viktima, dhjetra të plagosur dhe shumë të zhdukur që kërkohën nën rrënoja. Janë bombarduar ndërtesa banimi në kryeqytet, parkingje dhe shumë objekte të tjera. Kievi sërish do të jetë në shtetrrethim.
 
“Si pasojë e granatimeve është djegur një qendër tregtare. Gjashtë pallate janë dëmtuar, 3 prej të cilave janë shkatërruar plotësisht. 8 persona u vranë. Dy shkolla dhe dy kopshte janë dëmtuar. Për shkak të zjarreve të shkaktuara nga sulmet ajrore, ka ndotje të ajrit në kryeqytet dhe rrethinë. Ju lutemi mos hapni dritare. Gjithashtu dua t'ju informoj se shtetrrethimi do të zgjatet sërish në Kiev dhe rrethinë, ju kërkoj të gjithëve të qëndroni në shtëpi ose në strehë kur të dëgjoni alarmet.”, tha Vitali Klitschko, kryebashkiak i Kievit.
 
“Unë nuk po shkoj askund. Ku tjetër mund të shkoj? Vetëm atje, në varreza.”, tha një banore e Kievit.
 
“Mendoj se ka akoma shumë punë për të bërë, ndihem sikur mund të ndihmoj akoma njerëzit. Nuk e di nëse mund ta bëj domosdoshmërisht këtë tani me këtë këmbë, por nëse shërohem në SHBA, do të kthehesha këtu.”, tha Alexis Anttila, ushtare vullnetare. 
 
Situatë  e rëndë edhe  në Mariupol, qyteti është shkatërruar tërsisht. Ukraina ka refuzuar kërkesën e Rusisë për të dorëzuar qytetin e rrethuar të Mariupolit. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka bërë thirrje sërish për negociata me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
 
“Në Mariupolin e rrethuar, avionët rusë hodhën një bombë në një shkollë arti. Njerëzit ishin fshehur atje. Fshehur nga granatimet, nga bombardimet. Nuk kishte pozicione ushtarake. Ishin rreth katërqind civilë. Kryesisht gra dhe fëmijë, të moshuar. Ata janë nën rrënoja. Ne nuk e dimë se sa janë gjallë për momentin. Por ne nuk do të dorzohemi pavarisht sulmeve.i bëj thirrje për negociata me presidentit Vlladimir Putin.”, tha Volodymyr Zelenskyy. president i Ukrainës.
 
Shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell deklaroi se sulmet në Mariupol, përbëjnë “krime masive lufte”.
 
“Ajo që po ndodh tani në Mariupol është krim masiv i luftës, duke shkatërruar gjithçka, duke bombarduar dhe duke vrarë secilin. Kjo është diçka e tmerrshme dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të ndihmuar Ukrainën. Nëse vazhdon kështu situata, qyteti do të shkatërrohet plotësisht.”, tha Josep Borrell, shefi i BE-së për politikë të jashtme.
 
Unioni pritet të diskutojë sanksione të reja ndaj Rusisë, duke përfshirë embargo të naftës dhe mundësi të largimit të më shumë bankave nga sistemi financiar SWIFT. Sulme ka patur edhe ne Odesa në një bllok banimi në periferi të qytetit, fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë.
 
OKB njoftoi se numri i njerëzve që u larguan nga vendi dhe u zhvendosën brenda ka arritur në 10 milionë që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë, mëshumë se 3.3 milionë refugjatë kanë ikur në vendet fqinje dhe mbi  2 milionë kanë kaluar vetëm në Poloni.
 
FARIJE DAUTI BAKIU