Maqedoni

Tetovë, aksion pastrimi në ditën e panverës

21.03.2022 15:11

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, së bashku me kabinetitn e tij...

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, së bashku me kabinetitn e tij, administratën komunale, qytetarët dhe bizneset, në ditën e pranverës kanë  pastruar rruget parqet e Tetovës. Kasami tha se ky aksion gjithpërfshirës për pastrimin e qytetit, jepë nje mesazh tek qytetarët se duhet të kujdesen për ambientit.
 
“Për të jetuar në një qytet të pastruar ne duhet të kujdesemi për rrugët dhe ambientet, publike ashtu si kundesemi edhe për ambientet private. Dita e sotit ka simbolikë. që çdo mbeturin që hedhim në rrugë, duhet që dikush që ta mbledh, më lehetë është që mos e hudhim, se sa ta medhim, sot përmesë këtij aksioni, administratës të punsuarve në komunë dhe të punësuarve nëpër shkolla do të arritim sensibilizimin, dhe edukimin mbarë qytetar të komunës së Tëtovës.”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.
 
Qytetarët e mirëpritën këtë aksion dhe pranojnë se janë qytetarët ata që shedhin mbeturina.
 
“Kush e bënë bërllokun,qytetari e bënë, i marrin gjërat i hanë dhe i hedhin, aty edhe pse kanta është e vendosur aty. Shikoni kanta është aty, kushe e mbanë pastërt populli. Kasami këtë nuk mund ta pastron një vitë.”, tha një qytetar.
 
“Po pastrohet, 90%jemi të kënaqur. Qytetarët janë ato që ndotin, komuna i ka vendosur kantat. Ju si ti ruani nëpër xhepa dhe ti hedhni në rrugë, komuna ska çka bënë. Pse të njejtit njerës në Zvicër nuk i hedhin, këtu po.”, u shpreh një qytetar.
 
Nga komuna e Tetovës, thanë se filluan me aksion edukativ por paralajmëruan edhe dënime për ndotësit e ambientit. Poashtu u paralajmërua një donacion kontinjerësh të rinjë që pritet të arrijë më së voni muajn e ardhshëm.
 
VISAR SADIKI