Maqedoni

Osmani në Parlamentin Evropian: Rajoni mund të ketë pasoja nga agresioni rus

21.03.2022 15:53

Maqedonia e Veriut të merr datë për fillimin e bisediemeve sa më shpejt për shkak se rajoni mund të ketë pasoja nga agresioni rus...

Maqedonia e Veriut të merr datë për fillimin e bisediemeve sa më shpejt për shkak se rajoni mund të ketë pasoja nga agresioni rus dhe për këtë arsye secili shtet anëtar i BE-së duhet të mbajë përgjegjësi për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, deklaroi ministri i jashtëm Bujar Osmani, prara deputetëve të Parlamentin Evropian. Bllokadat në BE bëjnë dëm dhe nuk duhet lejuar të bëhet ndonjë dëm i papërmirësueshëm, ishte I prerë Osmani. 
 
“Duhet të vihet dinamikë e re ndaj Ballkanit. Nuk duhet të lihet dyshim ndaj shteteve që ju bashkuan vlerave evropiane. Vendet e BE-së duhet të gjejnë konsensus dhe ti fillojnë bisedimet me RMV-në dhe Shqipërinë. Përballemi me tërmet gjeostrategjik dhe duhet ti përgjigjemi kështu, me gjeostrategji, me fillimin e bisedimeve. Tash është koha për aksion. Ukraina është temë e të gjithë neve. Bëhet fjalë për siguri të stabilitetit dhe për këtë arsye bisedimet duhet të merren serozisht.”, tha ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
 
Kuquk: Shoh elan pozitiv nga RMV dhe Bullgaria 
 
Raportuesi për RMV-në në PE Ilhan Kuquk tha se janë vënë në përpjekje që ta dërgojnë RMV-një hap para drejt eurointegrimit.
 
“Shoh elan pozitiv nga palët, dëshirë nga Shkupi ti plotësojë kushtet 4 plus 1. Të bëjmë një tregim të suksesshëm për RMV-në. Qeveria ka bërë rezultate të mira por duhet të vazhdojë me reforma në luftën kundër korrupsionit, përfoRcimin e demokracisë dhe në sundimin e ligjit.”, tha Ilhan Kuquk, raportues për RMV-në në PE. 
 
Jordanov: RMV nuk është e gatshme t’i fillojë bisedimet
 
Për eurodeputetin bullgar Jordanov RMV nuk është e gatshme ti fillojë bisedimet. Në raport me problemet me fqiun lindor, Jordanov tha se historia keqinterpretohet tek popullata maqedonase.
 
“Kemi histori të përbashët dhe kjo e jep një komb dhe ai komb është kombi bullgar. Se Shkupi dhe Tirana duhet ti fillojnë bisedimet, ishin të nëjzëri eurodeputetët dhe miqt e dy vendeve.”, tha Aleksandar Jordanov, eurodeputet Bullgar.
 
Eurodeputetët: Të dërgojmë sinjale pozitive për bisedimet
 
“Koha e fundit është të dërgojmë sinjal për fillimin e bisedimeve. Inkurajoj Bullagrinë dhe RMVnbë të zgjidhin problemet dypalëshe.”, tha Andreas Shider, eurodeputet.
 
“Mosdhënja e datës për fillimin e bisedimeve me RMV-në dhe Shqipërinë ka ndikim negativ në kredibiliteitn e BE-së. I bëjnë thirrje Bullagrisë ta tërheq veton dhe të fillojnë bisedimet.”, tha Tinek Strik, eurodeputete.
 
Minsitri Osmani paraprakisht në një mengjes punë është takuar r edhe me eurokomesarin për Zgjerim, Varheji, përfaqësueisn e dipomaicsë së BE-së, Borel dhe minsitrat e jashtëm nga rajoni dhe vendet e BE-së.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU