Maqedoni
Gjashtë aksidente mbrëmë në rajonin e Shkupit
31.12.2014 09:29
Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Shkupit nga ana e policisë rrugore është kryer kontroll i gjithsej gjashtë aksidenteve të trafikut...

Prej tyre tre janë me pasoja të dëmeve materiale, ndërsa dy me pasoja të lëndimeve trupore te të cilat lëndime më të lehta kanë marrë dy shoferë të automjetieve motorrike për udhëtarë.
Ka ndodhur edhe një aksident me pasojë të lëndimit të rëndë trupor në të cilën lëndime të rënda trupore ka marrë një këmbësor.
Gjatë tre ditëve të fundit nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar shtatë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën veprim të alkoolit dhe ato janë përjashtuar nga komunikacioni. Tre shoferë nuk kanë dhënë përparësi në kalimin e këmbësorëve në vendkalim të caktuar dhe nëntë shoferë nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes.
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 24 automjete të cilët e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
Me rastin e pritjes të Vitit të Ri 2015 qyteti i Shkupit me fillim në orën 20 organizon festim i cili do të mbahet në sheshin "Pela". Të mbyllura për komunikacion do të jenë rrugët "11 Tetori" dhe "Dimitrija Çupovski", nga udhëkryqi me rrugën "Filip Vtori makedonski" deri te udhëkryqi me rrugën "Dame Gruev".
Me qëllim të zhvillimit të sigurtë dhe pa pengesa të manifestimit nga ana e policisë rrugore do të ndërmerren masa për sigurimin e komunikacionit, ndërsa sipas nevojës edhe rikahëzimin e komunikacionit./mia
