Ekonomi

Kovaçevski: Masat dhanë rezultate, çmimet e karburanteve më të lirat në rajon

21.03.2022 16:02

Maqedonia e Veriut në sajë të masave të marrra nga ana e qeverisë ka arritur që të përballojë rritjen shokante të çmimeve...

Maqedonia e Veriut në sajë të masave të marrra nga ana e qeverisë ka arritur që të përballojë rritjen shokante të çmimeve, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ai tha se masat kanë dhënë rezultat, pasi çmimet e karburanteve janë ndër më të lirat në rajon. 
 
"Në kushtet kur çmimet e derivateve në bursat botërore po rriten çdo ditë, përmes uljes së TVSH-së dhe akcizave shmangëm goditjet e çmimeve dhe sot kemi derivatet më të lira në rajon, gjë që është veçanërisht e mirëpritur si për qytetarët ashtu edhe për kompanitë. Ulja e TVSH-së për produktet bazë në 0% si dhe ngrirja e marzheve bëri që çmimet e këtyre produkteve të mos rriteshin në mënyrë anormale, duke mbrojtur kështu standardin jetësor të qytetarëve dhe duke mbushur shportën e konsumit.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi njoftoi se gjatë kësaj dite do të bëjnë analizat për të parë se a ka nevojë për masa shtesë, në mënyrë që të shmangin rritjen enorme të çmimeve.  
 
“Do të bëjmë analizat. Nesër në kuadër të seances qeveritare do të informojnë se si janë zbatuar masat dhe sigurisht që nëse duhet të miratojmë masa tjera do ta bëjmë të njejtën, me qëllim që të ulim rritjen e çmimeve në shtetin tonë, posaçërisht për ato prodhime të cilat është ngrirë marzha.”, tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
   
Por nga ana tjetër nga VMRO-DPMNE reagojnë duke thënë se Kovaçevski dhe Bekteshi nuk po e menaxhojnë mirë situatën me krizën dhe po I lënë qytetarët në pasiguri. Nga opozita maqedonase thonë se qeveria ka gënjyer se ka rezerva të bollshme, ndërsa nga ana tjetër shkojnë për të lutur për tu furnizuar me grurë në Serbi. 
 
“Kovaçevski dhe Bekteshi në periudhë krize e lënë vendin në pasiguri. Dhe në vend që të punojë për mbushjen e rezervave të mallrave me grurë, qeveria do të shkojë në Serbi për tu lutur për grurë në emër të Republikës së Maqedonisë, jo për shtetin dhe jo për popullin, por për tregtarë të caktuar, të cilët grurin që Kovaçevski dhe Bekteshi do ta marrin në emër të popullit, do ta rieksportojnë në vende të treta dhe do të kenë fitime të mëdha.”, tha Cvetan Tripunovski nga VMRO-DPMNE.
 
Ndërkohë KRE njoftoi se nga mesnata do të ketë çmime të reja të derivative të naftës. 
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 79,00 (denarë/litër)
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 81,00 (denarë/litë
– Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 77,00 (denarë/litër)
– Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 73,50 (denarë/litër)
– Mazut М-1 SU – 52,354 (denarë/kilogram).
 
ERSAN PAJAZITI