Maqedoni

Produktet bazë pa TVSh, qytetarët ankohen për çmime të larta

21.03.2022 17:08

Të gjitha marketet në vend janë të detyruara që produktet ushqimore bazë ti shesin me 0% TVSh...

Të gjitha marketet në vend janë të detyruara që produktet ushqimore bazë ti shesin me 0% TVSh. Por sa respektohet ky vendim nga ana e Marketeve? Ekipi ynë vizitoi disa markete, në të cilat nuk hasëm parregullësi. Megjithatë qytetarët thonë se ky vendim nuk respektohet nëpër të gjitha shitoret në vend. Madje ata thonë se edhe mëtej çmimet e produkteve mbeten të larta.
 
“Disa i respketojnë, disa jo. Jemi të inforuar, disa po, disa jo. Sot nuk kam shikuar por para dy ditëve, dje dhe pardje dikush i respektonte, dikush jo”, u shpreh i anketuari. 
 
“Me të vërtetë nuk e di, por prej te ky marketi që dola, pash që respektohet ligji dhe s’kishte parregullsi”, theksoi i anketuari. 
 
“Nuk kontrollova në këtë market, sepse pata punë tjera. Bashkëshortja ime zakonisht bën pazarin dhe thot se kryesisht respketohen ligjet”, u shpreh i anketuari.
 
“Se di, nuk i respetojnë, mendoj. Çmimet janë shumë të larta, ne këtu që jemi në Maqedoni me këto rroga aq të ulta, cmimet për vaj, miell, sheqer janë shumë të larta”, theksoi i anketuari.
 
Produktet bazë pa TVSh, marketet thonë se po respektojnë vendimin
 
Nga sektori privat thonë se ata po respektojnë vendimet e qeverisë dhe po mundësojnë që mos të ketë çmime të larta në treg. Por kjo situatë ka rënduar edhe më tepër punën e tyre. 
 
“Ne maksimalisht  respektojmë masën të cilën qeveria e solli  dhe pas ngrirjes së çmimeve mundohemi që ta mbajmë çmimin në një nivel real, në një nivel ku minimalisht do të kënaq mnevojat për ekzistencë të fabrikave”, u shpreh drejtori gjeneral i “Vitaminka”, Sasho Naumovski.                                                                                   
 
Për të zbutur pasojat e krizës qeveria para një jave miratoi pakon prej 26 masash, në mesin e të cilave edhe masa për të shitur produktet bazë, si mielli buka, sheqeri, orizi, mishi, vaj luledielli dhe vezët me 0% TVSh.   
 
BELINDA KOKA ADEMIN