Maqedoni

Kovaçevski, mardhëniet RMV-Bullgari janë avancuar

21.03.2022 17:31

Bashkëpunimi me Bullgarinë është avancuar, sidomos pas formimit të dy qeverive të reja dhe vendosjes...

Bashkëpunimi me Bullgarinë është avancuar, sidomos pas formimit të dy qeverive të reja dhe vendosjes së mënyrës së re të komunikimit, vlerëson Kryeministri Dimitar Kovaçevski. Por tani për tani nuk ka dokumente të pranueshëm për të dyja palët, që do të duhej ndarë me opinionin thot kryemisnitri.
 
“Marrëdhëniet janë avancuar, niveli zyrtar i komunikimit është avancuar dhe është në nivel të vlerave evropiane. Çdoherë ekzistojnë individë të cilët duan ato marrëdhënie t’i bëjnë më të këqija, por ne dhe qeveria bullgare jemi kundër kësaj. Duhet të bashkëpunojmë në të gjitha fushat”, u shpreh kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
 
Petkov, jemi për perspektivën evropjane të RMV-së
 
Ndërsa kryemisnitri bullgar Kirill Petkov në një intervistë për “katimerinin” grek ka deklaruar se perspektiva evropjane e Maqedonisë së Veriut mvaret nga garancat në kushtetutët për të drejtat e bullgarëve. 
 
“Ne jemi për perspektivën evropjane të Maqedonisë së Veriut, si edhe të Shqipërisë. Por egzistojnë disa gjëra që duhet fillimisht të zgjidhen, siç është respektimi i të drejtave të bullgarëve, me garanca në kuadër të kushtetuitës. Kemi plan dhe komunikim shum të mirë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe shpresojmë se shpejtë do të shkojmë përpara”, ka deklaruar kryemisnitri Bullgar Petkov.
 
Një përpjekje e radhës për përafrimin e qëndrimeve mes Shkupit dhe Sofjes do të jetë vizita e shefes së diplomacisë bullgare Gençovska, e cila pas dy ditësh do të qëndrojë për vizitë në Shkup. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI