Maqedoni
Shuto Orizare, filloi karvani i vaksinimit
21.03.2022 17:54
Karavani për vaksinimi paralajmëruar nga ministria e shëndetësisë filloi nga komuna e Shutkës...

Karavani për vaksinimi paralajmëruar nga ministria e shëndetësisë filloi nga komuna e Shutkës, ndrësa do të vazhdojë në 14 komuna të vendit. Interesimi për vaksinim kundër Covid-19 në tendën e vendosur në lagjen e Shutkës ishte i kënaqshëm thonë mjekët.
“Në orët e para interesimi për vaksinim ishte më I madh, brenda kohës do të vijnë edhe të tjerë. Numri më I mash vine për dozen e tretë, vertëm një inste për dozen e dytë. Tani për tani nuk kishte për dozen e parë. Ka qytetarë nga 20 deri në 85 vjet”, u shpreh mjekja Snezhana Doksimovska.
Ata dolën në qendër të komunës ku ishte vendosur një tendë e ku realizohej vaksinimi mobil me vaksinat fajzer. Kishte pyetje të shumta rreth imunizimit, e një i moshuar tha se ka frikë nga vaksina. Vaksinimi mobil nisi nga kjo komunë, për shkak se përqindja e vaksinimit është e ulët tha Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali. Sipas tij gjendja me pandeminë në vend vazhdon të jetë stabile.
“Situata epidemiologjike sipas të dhënave që kemi është e qetë, por ende nuk kemi arritur në një nivel shumë të ulët të numrit të të infektuarve, gjatë javës së fundit e dini se marrim shifra nga 200 deri 300 të infektuar të ri, që për fat të keq nuk na kënaq kjo si situatë”, theksoi Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.
Vaksinimi mobil ka për qëllim që të nxit imunizimin e popullsisë, ndërsa do të zgjasë deri me 3 prill. Karvani organizohet nga Ministria e Shëndetësisë me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë , USAID-it dhe UNICEF-it.
Përveç Shuto Orizares, karavani për vaksinim do të lëvizë edhe në Kratovë, Radovish, Strumicë, Novosellë, Shkup, Kumanovë, në Mateç të Likovës, Haraçinë, në Çucer Sandevë, Zelenikovë, fshati Negotinë në Vrapçisht, Kërçovë dhe Strugë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
