Botë
Vrasje masive në qytetin kanadez Edmonton
31.12.2014 09:40
Nëntë persona të vrarë, midis të cilëve edhe dy fëmijë janë gjetur në qytetin perëndimor, Edmonton...

Nëntë persona të vrarë, midis të cilëve edhe dy fëmijë janë gjetur në qytetin perëndimor, Edmonton, kryqyteti i provincës perëndimore kanadeze Alberta.
Policia tha se vrasja e 6 të rriturve dhe e 2 fëmijëve dje dhe pardje, qartas ishte kryer nga një njeri me depresion, i cili më vonë e vrau edhe veten.
Fëmijët ishin nën moshën 10 vjeçare.
Vrasësi i dyshuar i ka vrarë viktimat në dy vende gjatë dy ditëve në Edmonton, e pastaj është larguar nga ky qytet dhe e ka vrarë veten në një restorant në një vendbanim të afërt.
Shefi i policisë së Edmontonit vlerësoi se kjo ishte "vrasje masive e pakuptimtë". Ky ishte icidenti më vdekjeprurës në historinë e qytetit.
Vrasjet e këtilla "masive" në Kanada janë shumë të rralla./mia
