26 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

21.03.2022 19:03

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës....

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 970 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kurse, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.625 doza të vaksinës dhe deri sot 819.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.150.

Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 632.