Botë

Aksident në Aerodrom të Shkupit, lëndohen tre persona

21.03.2022 19:52

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Aerodrom...

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Aerodrom.
 
Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e bulevardeve “Serbia” dhe “Brigada e Tretë Maqedonase”.
 
Aksidenti është raportuar në polici në orën 13:30, ndërsa kanë mbetur të lënduar tre persona, dy shoferë dhe një bashkudhëtar i motoçiklistit.
 
Sipas MPB-së, të lënduarit janë transferuar në Spitalin “Naum Ohridski” dhe në Kompleksin e klinikave për ndihmë mjekësore.