Zelensky: Ukraina nuk do të përkulet para ultimatumeve ruse
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky....

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk mund ta përmbushen ultimatuminet ruse.
Presidenti, Voldymyr Zelensky u ka thënë pasdite mediave se Ukraina nuk do t'i përkulet kurrë ultimatumeve nga Rusia dhe qytete të tilla si Kievi, Mariupoli apo Kharkiv nuk do të pranojnë pushtimin rus.
"Ne kemi një ultimatum me pika në të - 'ndiqe atë dhe pastaj do t'i japim fund luftës'. Ukraina nuk mund ta përmbushë ultimatumin" ka thënë Zelensky.
Rusia i kishte caktuar Ukrainës një afat që mëngjesin e sotëm ta dorëzojë në qytetin port të rrethuar Mariupol, duke thënë se civilëve dhe luftëtarëve do t'u jepet një kalim i sigurt nga qyteti. Por Ukraina injoroi ultimatumin, duke thënë se dorëzimi nuk ishte një opsion.
