Maqedoni

Shkup, sanksionohen 148 shofer, 39 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

22.03.2022 09:19

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 148 sanksione. 
 
Tridhjet e nëntë prej sanksjoneve janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dhjet masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, gjashtë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.
 
Poashtu janë shqiptuar edhe nëntë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për mosrespektim të të drejtës së kalimit, pesë masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, gjashtë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), dyzet e një për parkim të paligjshëm.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë