Botë

Lideri i opozitës në Rusi shpallet fajtor për mashtrim

22.03.2022 09:45

Lideri i opozitës ruse, Alexey Navalny, është shpallur fajtor për mashtrim....

Lideri i opozitës ruse, Alexey Navalny, është shpallur fajtor për mashtrim. Lajmi është bërë i ditur, mëngjesin e së martës, nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve ,“Tass”.
 
Një gjykatë në Rusi e ka shpallur fajtor Navalnyn me akuzat për përvetësim, të cilat mund t’ia shtojnë atij edhe një dekadë në dënimin me burgim, që është duke e vuajtur.
 
Gjykatësja, Margarita Kotova ka lexuar dënimin e tij , por  nuk e ka bërë ende të ditur dënimin. Prokurorët kanë kërkuar dënim me burgim për 13 vjet.
 
Navalny u dërgua në Gjermani për trajtim mjekësor, pasi u helmua në Siberi më 20 gusht 2020, me një element që ekspertët arritën në përfundimin se ishte agjenti nervor ushtarak “Novicok”. Moska ka hedhur poshtë këto pretendime dhe akuzoi perëndimin për një fushatë shpifjeje kundër saj.
 
Navalny u arrestua menjëherë sapo u kthye në Rusi.  Tashmë,  kritiku më I madh i Vladimir Putin, është në pritje të dënimit.