Maqedoni
Sofje, memorandum bashkëpunimi RMV-Bullgari
22.03.2022 11:33
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi...

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në sferën e arsimit, turizmit, kulturës, rinisë dhe sportit.
Memorandumi do të nënshkruhet në Sofje nga ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska dhe minsitri bullgar i arsimit Nikollaj Denkov. Në Sofje ndodhet edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe drejtorët e Agjencisë nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet dhe Agjencisë për Rini dhe Sport.
“Në kuadër të takimit të sotëm është paraparë edhe nënshkrim i disa dokumenteve bilaterale mes të cilave; Programi për bashkëpunim në sferën e kulturës mes Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Bullgarisë për periudhën 2022 – 2025; Programi mes Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë për bashkëpunim në sferën e arsimit dhe shkencës për periudhën e vitit 2022-2025; Memorandum për bashkëpunim në sferën e rinisë dhe sportit si dhe Memorandum mes Agjencive nacionale Erazmus plus dhe Korpusit evropian për solidaritet.”, bëjnë të ditur nga Ministria e Kulturës.
