Botë
Japonia dënon tërheqjen e Rusisë nga bisedimet
22.03.2022 11:50
Rusia është tërhequr nga bisedimet bilaterale për traktat të paqes me Japoninë....

Rusia është tërhequr nga bisedimet bilaterale për traktat të paqes me Japoninë dhe për të pezulluar projektet e përbashkëta ekonomike, të lidhura me ishujt e kontestuar.
Kjo ka shkaktuar reagimin e Japonisë, ndaj vendimit të Moskës për t’u tërhequr nga bisedimet si hakmarrje për sanksionet e vendosura nga Tokio drejt Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Rusia dhe Japonia ende nuk u kanë dhënë fund zyrtarisht armiqësive të Luftës së Dytë Botërore, për shkak të ishujve që gjenden afër ishullit Hokaido. Këta ishuj njihen si Kurils në Rusi dhe si Territoret Veriore në Japoni. Ishujt janë pushtuar nga ish-Bashkimi Sovjetik në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe Rusia pretendon se blerja e tyre ishte po aq e drejtë sa çdo ndryshim ndërkombëtar i kufijve pas luftës.
“E gjithë situata e krijuar nga pushtimi rus në Ukrainë dhe përgjigja ruse për të përfshirë këtë gjë në marrëdhëniet Japoni-Rusi, është jashtëzakonisht e padrejtë dhe plotësisht e papranueshme.”, ka thënë kryeministri japonez, Fumio Kishida.
Japonia ka vendosur sanksione ndaj 76 individëve rusë, shtatë bankave dhe 12 subjekteve tjera, duke përfshirë zyrtarë të Mbrojtjes dhe kompaninë shtetërore për eksport të armëve.
