Botë

Nga vërshimet dhe rëshqitja e dheut në Filipine kanë vdekur së paku 53 veta

31.12.2014 10:00

Së paku 53 veta kanë humbur jetën nga vërshimet dhe rrëshqitja e dheut në pjesët qendrore dhe jugore të Filipineve...

Së paku 53 veta kanë humbur jetën nga vërshimet dhe rrëshqitja e dheut në pjesët qendrore dhe jugore të Filipineve, kumtoi sot shërbimi për situata të jashtëzakonshme.
 
Për shkak të stuhisë Jangmi janë evakuuar më shumë se 86.000 njerëz në tre provinca.
 
Këtë muaj nga tajfuni i fortë 18 veta kanë humbur jetën në Filipinet, ndërsa mbi një milionë braktisën shtëpitë.
 
KB-ja kumtoi se kjo ishte njëra nga evakuimet më të mëdha në kushte të paqes. Reshjet e mëdha e goditën edh Malajzinë ku u evakuuan 250.000 njerëz./mia