Botë
Ministria e Jashtme e Ukrainës: Rusia ka rrëmbyer mbi 2 mijë fëmijë
22.03.2022 12:41
Ministria e Jashtme e Ukrainës ka ngritur akuza ndaj Rusisë....

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka ngritur akuza ndaj Rusisë se ka marrë me forcë në territorin e saj 2.389 fëmijë nga Donetsk dhe Luhansk.
“Veprime të tilla janë një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare, në veçanti e ligjit ndërkombëtar humanitar”, thuhet në deklaratë.
Këto zhvillime u komentuan këtë të martë edhe nga UNICEF që megjithatë thekson se ende nuk i ka verifikuar këto pretendime të Ukrainës.
“Rrëmbimi i fëmijëve gjatë kohës së luftës është një nga gjashtë shkeljet e rënda ndaj fëmijëve në konflikt”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha të dielën se 16,434 persona, përfshirë 2,389 fëmijë u evakuuan nga Donbasi.
