Botë
Suedi, nxënësi vret me thikë 2 persona
22.03.2022 12:52
Dy punonjës të një shkolle humbën jetën, ndërsa një i tretë mbeti i plagosur rëndë....

Dy punonjës të një shkolle humbën jetën, ndërsa një i tretë mbeti i plagosur rëndë, si pasojë e një sulmi me thikë në një shkollë në Malmo të Suedisë.
Policia bën me dije se ka arrestuar autorin e këtij krimi të rëndë, një 18-vjeçar. Viktimat janë dy gra të moshës rreth 50 vjeç, të cilat punonin në shkollë. Ato u dërguan në gjendje të rëndë në spital dhe nuk mundën të mbijetonin.
Sipas mediave lokale, autori mori në telefon policinë për të rrëfyer krimin dhe priti në heshtje arrestimin pa bërë rezistencë.Shkaqet e këtij krimi janë ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e tij.
