Botë
Besimtarët bektashinj kremtojnë Sulltan Novruzin
22.03.2022 12:30
Besimtarët bektashinj kremtojnë sot ditëlindjen e Imam Aliut, të njohur si festa e Sulltan Novruzit.....

Besimtarët bektashinj kremtojnë sot ditëlindjen e Imam Aliut, të njohur si festa e Sulltan Novruzit. Me rastin e festës ka mbajtur fjalën e tij edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi. Ai u lut për të përfunduar lufta në Ukrainë.
“Lutemi që lufta në Ukrainë të përfundojë. Familja duhet të jetojë e lumtur dhe jo e ndarë. Imam Aliu thotë, mos u bëj rob i të tjerëve kur Allahu të ka lindur të lirë. Me këtë mesazh lutjeje, ju siguroj që Kryegjyshata do të ketë derën e hapur për familjet në nevojë. Zemrat e bektashinjve do të jenë të hapura për këtë popull. Ne jemi shpirtërisht me zemër pranë njëri-tjetrit, mbi të gjitha për t’u gjetur sa më parë atyre që humbë strehën dhe sofrën në luftë. Lutjet tona shkojnë për Shqipërinë, që begatia, harmonia e shtruar këtë ditë të begatë të mos mungojë”, tha Baba Mondi.
