Botë

Largohen drejt SHBA-ve 212 afganë të strehuar në Shqipëri

22.03.2022 13:35

Një avion me 212 afganë u nis nga Tirana në orët e para të mëngjesit....

Një avion me 212 afganë u nis nga Tirana në orët e para të mëngjesit, për të filluar jetën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara.
 
Afganët u përcollën në aeroportin e Tiranës nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim dhe Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.
 
Në një njoftim për shtyp, Ministrja Xhaçka tha se operacioni i mikpritjes së 2,400 qytetarëve afganë e ka forcuar edhe më shumë aleancën dhe miqësinë e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara.
 
Në anën tjetër, ambasadorja Kim falënderoi popullin shqiptar për mikpritjen e afganëve si vendi i parë që u hapi atyre dyert vitin e kaluar.