Maqedoni

LSDM: VMRO-DPMNE nëpërmjet krimit, partia më e pasur

22.03.2022 14:35

VMRO-DPMNE është një dëshmi tipike se si nga një parti pa asgjë bëhet partia më e pasur në Evropë....

VMRO-DPMNE është një dëshmi tipike se si nga një parti pa asgjë bëhet partia më e pasur në Evropë përmes krimit dhe korrupsionit, deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski. Si e ka fituar VMRO-DPMNE-ja këtë pronë, si është financuar partia gjatë regjimit të tyre 11-vjeçar, sipas tij, tregojnë aktvendimet e shumta gjyqësore ndaj ish-funksionarëve partiakë, si dhe rastet e shumta që ende janë para gjykatave në vend.
 
“Këtu pas meje është Pallati i Bardhë, simboli i krimit, korrupsionit dhe shpërdorimit të VMRO-DPMNE-së. Nga një “shtëpi e verdhë” e vogël në P një “pallat të bardhë” në 7 kate me vlerë 40 milionë euro, me llambadarë luksoz, mobilje të shtrenjta, qilima dhe vepra arti. Më e pasur se partia e Angela Merkelit, CDU-së gjermane. Shembull klasik i kësaj është edhe Hristijan Mickoski. Ai hyri në politikë dhe u bë këshilltar i Nikolla Gruevskit dhe pronar i hidrocentraleve dhe bizneseve.”,- tha Darko Kaevski nga LSDM.
 
VMRO-DPMNE: LSDM, shembull klasik për milionerë
 
Ndërkohë në përgjigjen e VMRO-DPMNE-së thonë se LSDM është një parti, shembull  se si nga asgjë krijon milionerë. 
 
“Darko Kaevski, ashtu si Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski, janë shembull se si futesh në politikë pa asgjë dhe dilet milioner. Darko Kaevski, vetëm 30 vjeç, pa një ditë punë në sektorin real, ka arritur të ketë 4 milionë në bankë dhe banesë. Derisa bashkëmoshatarët e Kaevskit mezi ia dalin mbanë, ai bën  miliona. Parimi i Kaevskit është një kopje e shefave të tij Zaev dhe Kovaçevski. Kovaçevski ishte bashkëpronar i kompanive për fotovoltaikë dhe djali i Zaevit tani ka hapur një kompani për tregtimin e energjisë elektrike.”,- thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

NAIM RAMADANI