Botë

Këshilli i Sigurisë hodhi poshtë rezolutën për Palestinën

31.12.2014 11:38

Këshilli i Sigurisë i KB-¬së, mbrëmë e hodhi poshtë rezolutën palestineze me të cilën kërkohet ndërprerje e okupimit izraelit deri në fund të vitit 2017...

Rezoluta nuk fitoi nëntë vota "pro", që është minimum të miratohet në KS¬-në prej 15 anëtarëve.

"Pro" votuan tetë shtete, kundër saj ishin dy, SHBA-¬ja dhe Australia dhe pesë ishin abstenim. Rezolutën e parashtroi Jordani, anëtar i KS-¬së, pasi u përkrah nga 22 shtete arabe dhe Drejtoria palestineze. Për rezolutën votuan Rusia, Kina, Franca, Jordania, Çadia, Luksemburgu, Argjentina dhe Kili, ndërsa të përmbajtur ishin Britania e Madhe, Nigeria, Ruanda, Lituania dhe Koreja Jugore.

Nigeria është shteti i cili ka vendosur për rezultatin e KS-së sepse ndërroi mendje dhe në vend të votojë "pro", siç pritej, ajo votoi për abstenim.

Me rezolutën është kërkuar nevojë urgjente të arrihet në mënyrë të drejtë, të përhershme dhe zgjidhje paqësore të tërësishme, në përleshjet e të dy popujve në afat prej 12 muajve dhe deri më 31 dhjetor të vitit 2017 të përfundojë okupimi izraelit.

Gjithashtu është bërë thirrje edhe për pavarësinë e shtetit palestinez në kufijtë prej para luftës në vitin 1967 kur Izraeli e mori Bregun Perëndimor, Rripin e Gatës dhe Jerusalemin Lindor.