Maqedoni

Propozim-ligji për gjendjen civile, Qeveria tërhoqi Ligjin për Ndryshimin e Gjinisë

22.03.2022 16:16

Pa ndonjë sqarim plotësues, Qeveria e ka tërhequr nga procedura parlamentare projektligjin....

Pa ndonjë sqarim plotësues, Qeveria e ka tërhequr nga procedura parlamentare projektligjin për gjendjen civile, përmes të cilit, në dokumentet personale do të mundësohej ndryshimi deklarativ me deklaratë noteriale i gjinisë.
 
Ministria e Drejtësisë, që është propozuese e ligjit, thotë se ai tërhiqet për shkak të harmonizimit me ligjet e tjera, si dhe me procesin e digjitalizimit dhe ndërveprueshmërisë, por jo në pjesën për njohjen ligjore të gjinisë, që në fakt ka shkaktuar reagimet më të shumta në publik. VMRO-DPMNE ka reaguar se me këtë propozim-ligj hapet Kutia e Pandorës.
 
Rrjeti Kombëtar për Luftën Kundër Homofobisë dhe Transfobisë, kërkon që ligji të rikthehet urgjentisht në  procedurë, pasi sipas tyre, i njëjti jo vetëm që nuk ka asgjë të kontestueshme, por ai është plotësisht në përputhje me praktikat evropiane.