Botë
Lufta në Ukrainë, Zelenski: I gatshëm për kompromis
22.03.2022 16:35
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, shprehu gatishmërinë që vendi i tij të heqë dorë nga ambicia për anëtarësim në NATO...

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, shprehu gatishmërinë që vendi i tij të heqë dorë nga ambicia për anëtarësim në NATO, me qëllim që të ndalët lufta dhe që të arrihet kompromis për të gjitha palët.
“Ky është kompromis për të gjithë, për Perëndimin që nuk din çfarë të bëjë me ne, sidomos kur bëhet fjalë për anëtarësim në NATO. Për Ukrainën, që dëshiron garanci të sigurta dhe për Rusinë e cila nuk dëshiron shtrirjen e NATO-s dhe dëshmon se ka marrëveshje me NATO-n dhe anëtarët e saj. Kremlini dhe Donbasi do të jenë çështje të vështira për të gjithë. Për të gjetur zgjidhje, është e nevojshme të ndërmerren hapa të tillë, veçanërisht garanci të sigurta dhe ndërprerje të luftës.”,- tha presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, theksoi se homologu i tij rus, Vlladimir Putin, përgatitet që të përdorë armë biologjike dhe kimike, sepse siç tha është mbështetur për muri nga rezistenca e Ukrainës.
Rusia, ndërkohë, është tërhequr nga negociatat për një marrëveshje paqeje me Japoninë dhe ka ngrirë projektet e përbashkëta ekonomike për ishujt Kuril për shkak të sanksioneve. Mosmarrëveshja territoriale daton që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Për shkak të invazionit rus në Ukrainë, Japonia do të veprojë në mënyrë të kujdesshme në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, për të mbrojtur themelet e rendit ndërkombëtar.”,- theksoi sekretari i Qeverisë së Japonisë, Hirokayu Macuno.
Ukraina konfirmoi se forcat ruse kanë shtuar praninë e tyre në hapësirën e saj ajrore, njoftojnë nga Shtabi i përgjithshëm ushtarak. Trupat ruse pushtuan një korridor nëntokësorë të Krimesë dhe bllokuan hyrjen në detin Azov. Në Njësinë e mbrojtjes territoriale çdo ditë e më shumë rreshtohen ushtarë vullnetarë.
“Disa prej tyre më herët nuk kanë përdorur armë, nuk kanë marrë pjesë në asnjë luftë, por të gjithë kanë dëshirë dhe vendosmëri ndaj rezistencës së pranverës. Kam njoftuar njerëz të profileve të ndryshme duke përfshirë edhe artistë. Shpirti i tyre artistik e ka tejkaluar frikën. Në njësitet e mija ka aktorë, këngëtarë, kameramanë, njerëz nga show-biznesi.”,- deklaroi ushtari vullnetar, Sergej Volosovec.
Mbi tetë mijë njerëz janë evakuuar përmes shtatë korridoreve humanitare. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë vrarë mbi nëntëqind civilë. Të mërkurën vazhdon seanca e jashtëzakonshme në Asamblenë e përgjithshme të ОKB-së për gjetjen e një zgjidhje për Ukrainën.
FARIJE DAUTI BAKIJU
