Maqedoni
Dita Botërore e Ujit, 70% e ujit për pije nga ujërat nëntokësorë
22.03.2022 16:54
Në Ditën Botërore të Ujit rikujtojmë se uji për pije në masë më të madhe vjen prej burimeve tokësore...

Në Ditën Botërore të Ujit rikujtojmë se uji për pije në masë më të madhe vjen prej burimeve tokësore, ndaj mbrojtja e saj nga ndotja është vitale për të përmbushur nevojat e rritjes së popullsisë.
“Rreth 70 për qind e nevojave për furnizim me ujë, ujitje dhe shumë qëllime të tjera të rëndësishme në jetë, sigurohen pikërisht prej ujërave nëntokësorë.”,- tha profesori i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Millorad Jovanovski.
60% e ujit humbet në ujësjellës
115 vite ujësjellësi i Shkupit e furnizon kryeqytetin me ujë me cilësi të lartë dhe me kontroll të vazhdueshëm për cilësinë e ujit.
“Kemi humbje të madhe prej 60 për qind që është mjaft shqetësuese për shoqërinë tonë dhe për ne si Qyteti i Shkupit.”,- tha drejtori i Ujësjellësit dhe Kanalizimeve, Zllatko Perinski.
Për dallim nga vendi ynë ekzistojnë vende nëpër botë që uji është pasuri më e madhe se ari, theksojnë ambasadorët e jashtëm të cilët me vite ndihmojnë në modernizimin dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në vend.
“Ujërat nëntokësorë janë shumë të rëndësishëm sepse e mundësojnë pjesën më të madhe të ujit të pijshëm dhe sepse ne nuk i shohim dhe ndonjëherë ne mund t’i anashkalojmë ato.”,- u shpreh ambasadorja e Zvicrës, Veronika Ullman.
Për qasje më racionale të ujit si burim natyror që po zvogëlohet si shkak i ndryshimeve klimatike, Ministria e Mjedisit Jetësor do të propozojë ndryshime të Ligjit për Ujërat që në të ardhmen do të nevojitet të sigurohet burim të ujit për ndërtim të ri.
VLORA LATIFI TOPOJANI
