Gjykata ruse shpalli dënim, Alexei Navalny dënohet me 9 vjet burg

22.03.2022 17:15

Lideri më i shquar i opozitës ruse, Alexei Navalny....

Lideri më i shquar i opozitës ruse, Alexei Navalny, është dënuar me nëntë vjet burg me akuzat për përvetësim dhe shpërfillje të gjykatës.

Dënimi, sipas gjykatës, përfshin përvetësim prej 4.7 milionë dollarë donacione për fondacionin e tij kundër korrupsionit, që tashmë nuk ekziston më.

Gjyqtarja Margarita Kotova tha se Navalny kishte "vjedhur pronë nga një grup i organizuar".

Mbështetësit dhe kolegët e tij pretendojnë se i gjithë rasti është i sajuar. Navalny do të vuajë kështu dënimin e  fundit nga një seri dënimesh në të cilat u dënua me burg me shkallën maksimale të sigurisë. 

Ai ndodhet tashmë në një koloni penale në lindje të Moskës, ku po vuan dënimin me 2.5 vjet burg.

Navalny u arrestua pasi u kthye nga Berlini, ku u trajtua për disa javë për helmim, për të cilin fajësoi një zyrtar të Kremlinit. Moska në vazhdimësi i ka mohuar akuzat se ka dashur të helmojë kundërshtarin kryesor të Putinit.