Covid-19, shtetet europiane rikthejnë masat anti-Covid

22.03.2022 17:37

Disa shtete të cilat qysh më herët larguan masa të caktuara kundër virusit Kovid-19.....

Disa shtete të cilat qysh më herët larguan masa të caktuara kundër virusit Kovid-19, sërish i rikthejnë ato si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve. Numri i të infektuarve rishtazi po rritet në Austri, Zvicër, Holandë dhe Francë.

Një pjesë e madhe e autoriteteve shëndetësore nuk u pajtuan me heqjen e hershme të masave anti-Kovid edhe pse lloji më dominant Omikron më shpejt bartet dhe nuk shkakton simptoma të rënda. Përkeqësimi pandemik është vërejtur edhe në Spanjë. Shtetet evropiane me incidencë më të lartë janë Gjermania, Belgjika dhe Greqia, dhe në këto shtete për vetëm 7 ditë numri i të infektuarve të rinj sërish ka shkuar mbi 20 mijë.

Spitalet në Gjermani po ballafaqohen me mungesë të punonjësve, me ç’rast nuk kanë mundësi që të ofrojnë mjekim të plotë. Ndërsa Kina brenda natës ka mbyllur një qytet industrial me 9 milion banorë.

“Mes 1 dhe 21 mars në tërë shtetin ka pasur më shumë se 41 mijë të infektuar të rinj në 28 provinca, në qytetin Xhi Lin dhe Çang Çung. Ende ekziston rreziku që virusi të bartet jashtë zonave të kontrolluara. Në shtetin tonë pandemia po shkon në rritje.”,- tha një qytetar. 

“Ballafaqohemi me presion të madh në nivel global. Ende jetojmë me pandeminë nga Kovid-19. Vazhdon të ngelet gjendja e jashtëzakonshme për shëndetësinë në aspekt ndërkombëtar, sidomos për shtetet rreth Kinës. Presioni i rasteve të importuara mbetet i madh.”,- u shpreh një qytetar.

Banorët e qytetit Çin Jang e kanë të ndaluar të lëshojnë shtëpitë e tyre në rast se nuk kanë një test negativ 48 orësh. Gjatë vikendit në Kinë janë regjistruar dy viktima nga Kovid-19, për herë të parë në më shumë se një vit. (Sanije Duraku, TVM2)