Covid-19, një i vdekur e 310 raste të reja në 24 orë

22.03.2022 17:56

Nga 2.609 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend....

Nga 2.609 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan  310  raste të reja prej të cilave 49 riinfektime. Është regjistruar 1 person i vdekur nga Shkupi në kushte spitalore.

Në statistikën e fataliteteve u shtuan edhe 2 persona me diagnozë KOVID-19 nga “Termini im”, që realisht ka humbur jetën prej 17 mars deri 19 mars.

Nga numri i përgjithshëm i të vdekurve te të gjithë personat janë regjistruar komorbiditete.

Të shëruarit në këto 24 orë janë 284, më shumë se gjysma edhe në këtë statistikë, apo 144 janë në Shkup.

Numri i rasteve aktive aktualisht është 1.913 prej të cilëve 1087 në Shkup.