Maqedoni

DAP mbyll marketet e “KAM” për parregullsi

22.03.2022 18:37

Drejtoria e të Ardhurave Publike gjatë mbrëmjës e së hënës dhe ditës së martë mbylli një numër të madh...

Drejtoria e të Ardhurave Publike gjatë mbrëmjës e së hënës dhe ditës së martë mbylli një numër të madh të marketeve “KAM” për shkak të parregullësive të konstatuara me kasat fiskale, ku disa prej produkteve bazë për të cilën Qeveria i liroi nga TVSh-së, kjo kompani i ka shitur me TVSh.
 
Drejtoresha e DAP-it Sanja Lukarevska në një prononcim për TV “Telma” tha se rreth 300 inspektorë po kryejnë kontrolle të intensifikuara në këto markete për menjanimin e këtyre parregullësive. Nuk ka informacione nëse kjo kompani është gjobitur, dhe kur do të fillojë me punë. 
 
Serbia heq ndalesën për eksportin e grurit për RMV
 
Njëherit për më pak se 10 ditë, Serbia do të heq edhe ndalesën për eksportin e grurit, misrit, miellit, vajit për gatim dhe do të vazhdojë me dërgimin e sasive të dakorduara për Maqedoninë e Veriut, tha pas takimit me homologun e tij, ministri i bujqësisë të RMV-së Ljupço Nikollovski për agjencionin shtetëror të lajmeve “MIA”.  Kjo sipas Nikollovskit, do të thotë se vendi do të ketë sasitë e mjaftueshme të këtyre kulturave strategike deri në korrjen e ardhshme.  
 
LSDM, masat anti – krizë japin rezultate
 
Në ndërkohë nga LSDM thonë se masat anti-krize dhe përkushtimi i kësaj Qeverie japin rezulate të duhura në terren dhe se në kohë krize energjetike kjo Qeveri vazhdon investimet kapitale dhe ndërtimit të infrastrukturës rrugore.
 
“Në kohë të krizës më të madhe energjetike pas luftës së dytë botërore, Qeveria e LSDM-së me masa dhe pako në vlerë pej 400 milion euro me sukses e amortizoi rritjen e çmimeve të produkteve. Përveç masave anti- krize janë duke u implementuar edhe masat për  kursime dhe racionalizimin e shpenzimeve, ndërsa ajo që është më e rendësishme është vazhdimi i investimeve kapitale në vend”, u shpreh Martin Kostovski nga LSDM. 
 
Kriza energjetike përveç rritjes enorme të çmimit të produkteve ushqimore, preku kohët e fundit edhe xhepin qytetarëve për blerjen e derivative të naftës. Me vendimin e së hënës të Komisionit Rregullator për Energjetikë prej sonte pritet, benzina të shitet për gjysmë denari më lire, ndërsa çmimi i naftës për 1 denarë më shterenjtë.
 
Por ky çmim i ri të derivative nuk do të vlejë për shumë kohë të gjatë sepse siç kanë bërë të ditur KRR-ja nga mesnata do të ketë çmimi të ri të karburanteve duke pasur parasysh çmimet aktuale në bursat botërore. 
 
REXHEP QAMILI