Maqedoni
Familja Bilalli pret Vitin e Ri në shtëpinë e re
31.12.2014 12:57
Një jetë krejtësisht tjetër dhe një shpresë e lindur për nëntë fëmijët e familjes Bilalli nga fshati Haraçinë...

Ata nuk kanë fjalë ta përshkruajnë lumturinë dhe falënderojnë të gjithë bamirësit që i ndihmuan ta gëzojnë këtë Vit të Ri në shtëpinë e re.
“Ju falënderoj juve më së pari, pasi ju jeni bë shkaku, pra televizioni juaj, ju i dini kushtet si kanë qenë, e sot ne jetojmë kështu”- u shpreh Hisen Bilalli.
“Na kanë telefonuar nga Struga, Tetova, Zvicra, të gjithë na kanë ndihmuar dhe sot kemi shtëpinë e re, tash ndjehemi shumë mirë, se i kam të gjitha kushtet, sikur kam qenë, tash jam shumë mirë, nuk kam pasur asgjë, as shtroje as mbuloje, ndërsa tash i kam të gjitha kushtet, gëzim më të madh nuk ka për ne”- tha Xhilferie Bilalli.
Familja Bilalli është vetëm njëra nga historitë e bukura të emisionit “Lot dhe Gëzim” në TVM2.
Vetëm sivjet me këtë emision, me ndihmën e njerëzve bujarë, kemi gëzuar 11 familje, mbi 70 shtëpi janë ndërtuar për këto vite sa zgjati ky emision dhe misioni i “Lot dhe gëzim” do të vazhdojë edhe në vitin 2015, për të sjellë gëzim në shtëpitë e të gjithë atyre që më së shumti kanë nevojë për ndihmën tonë.
HAMIDE IBRAHIMI
