Maqedoni

Shkup, sanksionohen 159 shofer, 60 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

23.03.2022 09:03

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 159 sanksione.

Gjashtëdhjet sanksjone janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëmbëdhjet sanksione për drejtim mjeti pa patentë shoferi dhe tre sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit.
 
Gjithashtu janë shqiptuar tre gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për shofer fillestar, dhjetë sanksione për automjete të paregjistruara, shtatë masa për xhama të lyer të pacertifikuara.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.