Fishekzjarret filluan, bota bëhet gati për 2015
Viti I ri tashmë erdhi në disa shtete të botës. Fishekzjarre janë ndezur dhe janë bërë urimet e para për më shumë mbarësi e shëndet në 2015...

Të parët që pritën vitin e ri 2014 ishin qytetarët e ishujve Kiribati dhe Tonga të Oqeanit të Qetë dhe vendeve të Lindjes së Largët, ndërsa më së voni vitin e ri e presin banorët e Bregut Perëndimor të SHBA-ve dhe Alaskës. Gati për festa është bërë edhe Ballkani. Tre kryeqytetet shqiptare Shkupi, Tirana e Prishtina, kanë veshur ka disa ditë petkun e tyre festiv.
Në pothuajse të gjitha kryeqytetet ballkanike janë shtuar turistët fqinjë që kanë përzgjedhur ta festojnë ndërrimin e motmoteve nëpër sheshet e zbukuruara të vendeve fqinj.
E për ata që I kanë xhepat më të thellë, Dubai është vendi ku duhet të jeni për këtë natë. Rreth nje milion njerez do ta festojne Vitin e Ri ne ndertesen me te larte ne bote, ne rrokaqiellin 828 metra te larte "Burj Khalifa" ne Dubai ku fishekzjarret masive do të arijnë ne nje lartesi te papare.
Ne hotelet dhe restorantet qe gjenden prane rrokaqiellit per naten e Vitit te Ri nuk ka me vende, te gjitha jane rezervuar. Organizatoret shpresojne se "Burj Khalifa" do te behet nje vend tradicional i festimit te Vitit te Ri.
Ekspertet kane arritur ne perfundimin se nje turist do te shpenzoje mesatarisht naten e Vitit te Ri ne Dubai nga 500 deri ne 1600 dollarë amerikanë. Por jo të gjithë festojë sot vitin e ri 2015. Hebrenjët festojnë vitin e tyre 5776, Kinezët vitin 4713, Indusët vitin 2072 dhe Myslimanët vitin 1437.
VALBON BEXHETI
