Ekonomi

Pensionet e marsit, prillit dhe majit, me rritje prej 1 mijë denarë

23.03.2022 10:43

Nga ky muaj, më shumë se 330 mijë pensionistë do të marrin një shtesë prej 1 mijë denarësh në pensionet e tyre...

Nga ky muaj, më shumë se 330 mijë pensionistë do të marrin një shtesë prej 1 mijë denarësh në pensionet e tyre, si pjesë e ndihmës financiare intervenuese direkte të dakorduar nga qeveria, shtesë kjo që vlen edhe për prillin dhe majin. Bankat komerciale, nëpërmjet filialeve të tyre dhe ekspoziturave, do të sigurojnë pagesa në dorë të pensioneve për klientët të cilët nuk përdorin kartel, në katër grupe sipas kësaj renditje në bazë të lartësisë së pensioneve si në vijim:

- Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa të bëhet më 29.03.2022 (e martë);
- Për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 30.03.2022 (e mërkurë);
- Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa të bëhet më 31.03.2022 (e enjte) dhe
- Për pensionet në vlerë mbi 18.001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 01.04.2022 (e premte).
 
Qeveria thotë se këto 3000 denarë shtesë vetëm për këta tre muaj, do të pasohen me rritjen më të madhe të pensioneve deri më sot. 
 
“Me këtë harmonizim, me ndihmën financiare intervenuese, si dhe me modelin e ri për rritje të vazhdueshme të pensioneve, i cili do të aplikohet me pensionin e shtatorit, pensionistët këtë vit do të kenë rritje totale vjetore në vitin 2022 prej mbi 10.000 denarë, që është rritje rekord e pensioneve në historinë e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.