Maqedoni
VMRO DPMNE: Mbyllja e kam marketeve goditje për qytetarët
23.03.2022 11:10
Për mbylljen e KAM marketeve ka reaguar edhe opozitarja VMRO-DPMNE....

Për mbylljen e KAM marketeve ka reaguar edhe opozitarja VMRO-DPMNE.
Në rrethana të çuditshme mbyllet një nga rrjetet më të mëdha të supermarketeve ku qytetarët blejnë më lirë, thonë nga VMRO. Njoftojnë se "ato paraprakisht kishin paralajmëruar se puna e DAP është e keqdrejtuar dhe e motivuar politikisht. Qindra vende pune janë vënë në pikëpyetje, ndërkohë që oligarkët në pushtet vazhdojnë të bëjnë para në kurrizin e popullit.", thuhet në njoftimin e VMRO-së.
"Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së është e detyruar të përgjigjet nëse pas një hapi të tillë qëndron një urdhër politik dhe eliminimi i konkurrencës së strukturave të afërta me pushtetin. A është në dijeni Qeveria se mbyllja e KAM marketeve është një goditje për qytetarët që bëjnë pazar më lirë?", thone nka VMRO.
