Botë
Afganstan, Talibanët dorëzohen, vajzat kthehen në shkolla
23.03.2022 12:09
Të gjitha vajzat mbi klasën e 6, u kthyhen në shkolla këtë të mërkurë në pjesën më të madhe të Afganistanit....

Të gjitha vajzat mbi klasën e 6, u kthyhen në shkolla këtë të mërkurë në pjesën më të madhe të Afganistanit.
Shkollat u rihapën në shumë provinca, përfshirë kryeqytetin Kabul, por ato në Kandahar, zemra shpirtërore e talebanëve, nuk do të hapen deri në muajin e ardhshëm. Të gjitha shkollat u mbyllën për shkak të pandemisë Covid, kur talebanët morën pushtetin gushtin e kaluar. Por, kur ato u rihapën dy muaj më vonë, vetëm djemtë si dhe vajzat deri në klasën e gjashtë u lejuan të rifillonin mësimet, me arsyetimin se vajzat nga 12 deri 19 vjeç, do mund t’i riktheheshin shkollimit pas miratimit të uniformave sipas rregullave të sherihatit dhe hapjen e klasave të posacme me vetëm mësuese gra. Por vendi përballet edhe me mungesë mësuesish pasi shumë prej tyre u larguan nga vendi nga frika e talebanëve.
Ministria e arsimit tha se rihapja e shkollave nuk u bë për të bërë të lumtur komunitetin ndërkombëtar, e as për të fituar njohje nga bota, por si pjesë e përgjegjësisë për të ofruar arsim dhe lehtësira të tjera për nxënëset. Shumë prej tyre duan të vazhdojë shkollën, edhe nëse kjo do të thoshte të mbuloheshin sipas kodit të rreptë të veshjes talebane. Talibanët kanë vendosur një sërë kufizimesh për gratë, duke i ndaluar në mënyrë efektive ato nga shumë punë qeveritare, duke kontrolluar atë që veshin dhe duke i penguar të udhëtojnë vetëm jashtë qyteteve të tyre. Ata gjithashtu kanë arrestuar disa aktiviste për të drejtat e grave.
