Botë

Katër ditë transport falas nga e premtja për të moshuarit

23.03.2022 12:28

Nga kjo e premte, për femrat mbi 62 vjeç dhe meshkuj mbi 64 vjeç...

Nga kjo e  premte, për femrat mbi 62 vjeç dhe meshkuj mbi 64 vjeç, vlen vendimi për transport publik falas për të moshuarit, që do të jetë i vlefshëm të martave, të premteve, të shtunave dhe të dielave. Ky vendim përfshin rreth 80.000 shfrytëzues të transportit publik në Shkup, të cilët do të kenë të drejtë të përdorin transportin pa pagesë, katër ditë në javë.
 
Të moshuarit të cilët dëshirojnë të përdorin transport falas të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën, duhet të kenë kartelën elektronike të personalizuar “Skopska” që duhet të paraqitet në cdo autobus dhe në raste kontrolli, sqarojnë nga NTP.