Botë

Olaf Scholz: Pushtimi rus ka ngecur, Putin të ndalojë luftën

23.03.2022 12:56

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se forcat ruse nuk po arrijnë të përparojnë në Ukrainë...

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se forcat ruse nuk po arrijnë të përparojnë në Ukrainë, pavarësisht bombardimeve të rënda të qyteteve të ndryshme të vendit.

“Putin duhet të dëgjojë të vërtetën, të ndalojë luftën dhe të gjejë një zgjidhje diplomatike.”, tha Scholz.

Sipas Kancelarit, lufta nuk po shkatërron vetëm Ukrainën, por edhe të ardhmen e Rusisë. Ai gjithashtu tha se Ukraina mund të mbështetet te Gjermania dhe se të gjithë refugjatët janë të mirëpritur në vendin e tij.