Botë
Kërkohet dëbimi i Rusisë nga G20, Putini planifikon të shkojë në Samitin në Indonezi
23.03.2022 14:32
Vendet perëndimore po shqyrtojnë përjashtimin e Rusisë nga G20-ta....

Vendet perëndimore po shqyrtojnë përjashtimin e Rusisë nga G20-ta. Por, presidenti rus, Vladimir Putin ende po planifikon të marrë pjesë në samitin e ekonomive kryesore botërore, që do të mbahet në Indonezi më vonë këtë vit. Ambasadorja ruse, Lyudmila Vorobieva, pranon se vizita varet nga situata por sipas saj, Putin synon të vijë në samitin e G20-ës, pasi nuk mendon se i njëjti ishte forumi i duhur për të diskutuar pushtimin rus të Ukrainës.
"Dëbimi i Rusisë nuk do të ndihmojë ekonominë globale," shtoi diplomatja ruse.
Javën e kaluar, edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Indonezisë, Teuku Faizasyah, tha se Indonezia, e cila mban presidencën e radhës të G20-ës këtë vit, nuk mendon se lufta në Ukrainë duhet të diskutohet në samit. Samiti i G20-ës është planifikuar për 30-31 tetor në Bali.
SHBA dhe BE tashmë e kanë goditur Moskën me sanksione të paprecedenta lidhur me sulmin që ka shkaktuar një krizë humanitare brenda Ukrainës dhe eksod të miliona njerëzve.
