Maqedoni

E qetë situata Covid në vend, KSI: Ende jo zbutje tjetër e masave

23.03.2022 16:05

Situata epidemiologjike në vend është e qetë, mirëpo KSI vlerëson se për zbutje...

Situata epidemiologjike në vend është e qetë, mirëpo KSI vlerëson se për zbutje të re të masave duhet ende që të ndiqet me vëmendje situata në terren. Lehtësim të masave do të ketë vetëm nëse vazhdon gjendja të jetë stabile me pasqyrën epidemiologjike.
 
“Edhe pse situata është e qetë, qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se virusi është i pranishëm dhe vaksinimi është mënyra më e sigurt për parandalimin e formave të rënda të sëmundjes, hospitalizimeve dhe fataliteteve.”,- thonë nga KSI, duke shtuar se në përputhje me rrezikun epidemiologjik, si dhe situatën me vendet europiane, do të vazhdojnë të monitorojë nga afër situatën aktuale dhe, nëse është e mundur, do të propozojë lehtësim gradual të masave.
 
Pritet ende që Qeveria në seancat e ardhshme të vendos për rekomandimet rreth masave Covid të propozuara javën e kaluar nga Komisioni për Sëmundje Infektive, i cili rekomandoi që fëmijët në arsimin fillor të mos mbajnë maska, si dhe të mos ketë nevojë për certifikatë vaksinimi, për të vizituar hapësirat e hapura dhe tarracat e restoranteve.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI