Maqedoni
MPB : Shtojmë kontrollet per festa pa incidente
31.12.2014 13:52
Me ardhjen e Vitit të Ri, filllojnë edhe problemet për policinë dhe spitalet...

Sepse ne ndonjëherë e teprojmë me festime e sidomos me hedhjen e petardave apo fishekzjarreve por edhe me alkoolin pa kontroll.
Sonte ndalohet përdorimi i armëve të zjarrit , fishekzjarreve dhe mjetet e tjera piroteknike gjatë festimit të ndërimit të viteve. MPB do të sanksionojë qytetarët që kapen duke festuar në këtë mënyrë, me mjete që cilësohen të rrezikshme për njeriun.
MPB kërkon gjithashtu nga qytetarët të kenë kujdes në trafik, të mbajnë pajisjet dimërore dhe të mos drejtojnë mjetet nën ndikimin e alkoolit. Gjatë natës së sotme dhe ditëve në vijim, policia e trafikut do të përforcojë kontrollet.
Për sonte, kur festohet Viti i Ri, MPB ka hartuar një plan të sigurisë, i cili parasheh mbulimin e gjithë rajonit qendror të kryeqytetit me policë dhe patrulla. Gjithashtu, MPB njofton se do të ketë një regjim të ndryshuar të trafikut në pjesën qendrore të Shkupit, ku do të mbahen festimet e Vitit të Ri.
Pra festoni për të gëzuar pa lënduar veten dhe të tjerët sepse jeta vazhdon edhe më 1 janar.
