(Mos)rritja graduale e pagave, KSL paralajmëron protestë dhe grevë
23.03.2022 16:43
Konfederata e Sindikatave të Lira paralajmëroi protestë më 30 mars....

Konfederata e Sindikatave të Lira paralajmëroi protestë më 30 mars dhe më pas grevë të përgjithshme nëse autoritetet kompetente nuk ua plotësojnë kërkesat për rritje graduale të pagave të punonjësve në administratë.
Ata akuzojnë qeverinë për manipulim të publikut dhe administratorëve me njoftime të rreme për të ardhura më të larta dhe injorim të sindikatave pas përcaktimit të pagës minimale. Rritja e pagës minimale mbulon vetëm 10% të administratorëve, ndaj Konfederata mendon se nëse nuk ka rritje graduale, kjo është disfatë për sindikatat.
“Paga minimale duhej të rritej dhe ne i kemi dhënë mbështetje të fuqishme lidhjes së sindikatave, por nuk mund të tolerojmë manipulime të mëtejshme me publikun dhe anëtarësinë për rritjen graduale të pagave. Duke qenë se 400 mijë të punësuar në vend marrin një pagë mesatare rreth 21 700 denarë, që do të thotë se jetojnë në kufirin e varfërisë, vendosëm të dalim fillimisht në rrugë më 30 mars në orën 15:30 para Kuvendit për të shprehur pakënaqësinë tonë. Ne në nëntor të vitit të kaluar u dërguam një letër të gjithë deputetëve dhe kërkuam harmonizimin e pagës minimale.”,- tha Blagoja Rallpovski nga KSL.
Mbaroi mbledhja e Këshillit Ekonomik, s’ka marrëveshje mes qeverisë dhe sindikatave
Për sindikatat zgjidhja është në rritjen e pikëve në 100 denarë. Por, në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Social, Qeveria dhe Sindikatat nuk arritën marrëveshje sa i përket rritjes graduale të pagave në administratë.
Nga Qeveria theksojnë se propozim-ndryshimet e ligjit që u miratuan të martën në seancën qeveritare, përveç barazisë së punëtorëve në sektorin privat dhe publik, kanë për qëllim edhe harmonizimin e pagave të tjera të punonjësve administrativë dhe rritjen e vazhdueshme të pagave në administratë në raport me pagën minimale.
FLORIJE BELULI KAMBERI
