VMRO-DPMNE: Duke mbyllur “KAM”-in, Qeveria eliminon konkurrencën
Në rrethana të çuditshme mbyllet një nga rrjetet më të mëdha të supermarketeve ku qytetarët blejnë më lirë...

Në rrethana të çuditshme mbyllet një nga rrjetet më të mëdha të supermarketeve ku qytetarët blejnë më lirë. VMRO-DPMNE paraprakisht kishte paralajmëruar se puna e drejtorisë për të ardhura publike është e keqdrejtuar dhe e motivuar politikisht.
Qindra vende pune janë vënë në pikëpyetje, ndërkohë që oligarkët në pushtet vazhdojnë të bëjnë para në kurrizin e popullit. Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së është e detyruar të përgjigjet nëse pas një hapi të tillë qëndron një urdhër politik dhe eliminimi i konkurrencës nga strukturat e afërta me pushtetin?
A është në dijeni qeveria se mbyllja e marketeve të “KAM”-it është një goditje për qytetarët që bëjnë pazar më lirë? A është e vërtetë se ky është një urdhër direkt nga ndërtesa në Ilindenska për të shpëtuar koalicionin qeverisës dhe për të mbrojtur një nga financuesit e fushatës së një partie politike në pushtet?
