Programi "BE për komunat", u nënshkruan 19 marrëveshje, 11 për bashkëpunim ndërkufitar mes RMV-së dhe Shqipërisë

23.03.2022 17:12

U nënshkruan 19 marrëveshje 8 nga të cilat për projektet e komunave....

U nënshkruan 19 marrëveshje 8 nga të cilat për projektet e komunave në vend dhe 11 për bashkëpunim ndërkufitar mes RMV-së dhe Shqipërisë në kuadër të programit "BE për komunat", vlera totale e të cilit shënon 10.7 milionë euro grande për dy vendet.

Ministri Milevski theksoi se projektet kanë për qëllim përmirësimin e kushteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor, rritjen e mobilitetit, përmirësimin e shërbimeve sociale si dhe instalimin e shërbimeve elektronike.

“BE për komunat është program i ri nëpërmjet të cilit komunave i siguruam 5.5 milion euro për financimin e 8 projekteve të miratuara në komunat e vendit. Rrjetëzimi, partneritetet dhe ngritja e kapaciteteve janë investim i përbashkët në të ardhmen tonë evropiane, për të cilën presim mbështetje dhe njohje edhe më të madhe dhe të drejtpërdrejtë nga Bashkimi Evropian.”,- tha ministri i vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski.

Komunat kanë koncepte inovative, por nevojitet mbështetje për të mundësuar realizimin e tyre theksoi me këtë rast kryetarja e BNJVL-së dhe kryetare e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.

“Përfshirja e madhe e komunave në thirrjen publike, ku kishte rreth 60 aplikime të dorëzuara, tregoi se ne dimë dhe mund të punojmë, por edhe të ofrojmë shërbime cilësore për qytetarët. Është e nevojshme që pushteti lokal të ketë përkrahje të vazhdueshme, në mënyrë që të realizohen të gjitha kërkesat e qytetarëve që kanë rëndësi të veçantë.”,- tha kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Ambasadori i BE-së theksoi se prioritetet e BE-së mbeten të qarta, promovimi dhe përgatitja për transformimin e gjelbër si dhe inovacionin dhe transformimin digjital duke inkurajuar partneritetet në nivel lokal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.

“Marrëveshja e Gjelbër është më shumë se një ambicie politike dhe është një koncept i ri për zhvillimin e gjelbër dhe të qëndrueshëm, që do të thotë veprim praktik nga çdonjëri, qeveria, pushteti lokal, shoqëria civile dhe qytetarët e thjeshtë. Të ecim përpara transformimet zhvillimore duke ndërmarrë iniciativa për tërheqjen e investimeve të gjelbra publike dhe të biznesit, është një transformim i mënyrës së jetesës”,- deklaroi ambasadori i BE-së, David Geer.

Projektet në komunat e vendit realizohen me mbështetje të Ambasadës së Zvicrës nga e cila theksuan se demokracia fillon nga niveli lokal për cilësinë e shërbimeve publike dhe transparencën financiare.

Konferenca vazhdoi me pjesën e dytë ku do të prezantohen platformat tematike për rrjetëzimin në sektorët që janë prioritet për komunat në vend gjegjësisht digjitalizimi, menaxhimi i mbeturinave dhe lëvizshmëria urbane. (Leunora Kaliqi, TVM2)