Maqedoni
Nuk u arrit marrëveshje për pagat, sindikatat paralajmëron protestë dhe grevë
23.03.2022 18:13
Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik e Social, Qeveria dhe Sindikatat nuk arritën marrëveshje...

Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik e Social, Qeveria dhe Sindikatat nuk arritën marrëveshje sa i përket rritjes graduale të pagave në administratë. Përfaqësuesit e sindikatave vlerësuan se qeveria nuk ka treguar gatishmëri për të plotësuar kërkesat e tyre.
Konfederata e Sindikatave të Lira paralajmëroi protestë më 30 mars dhe më pas grevë të përgjithshme.
“Në moment të fundit është vënë në rend dite çështja e harmonizimit të pagave në sektorin privat. Për fat të keq, gati 2 orë diskutim ende nuk ka zgjidhje qeveria as që dëshiron të bisedojë për këtë temë dhe vazhdojnë me manipulimet lidhje me ndryshimin e Ligjit për administratorë shtetërorë dhe që e kanë dërguar në parlament e që ka të bëjë me rritje prej 100 apo 200 denarë, ndërsa në kategorinë G, rrogat do të përputhet me rrogën minimale dhe të gjithë do të jenë në 18 mijë denarë. As me marrëveshjet kolektive në arsim dhe shkencë dhe marrëveshje kolektive në sektorin e shëndetësisë nuk ka marrëveshje, kanë kërkuar kohë për të siguruar mjete financiare. Presioni nga ne do të vazhdojë dhe me 30 mars do të kemi protestë ku do të fillojë nga parlamenti dhe më pas dhe para qeverisë.”,- deklaroi Blagoja Rallpovski nga KSL.
SAShK akuzon qeverinë se nuk ka interes për marrëveshje. Edhe ata do t’i bashkëngjiten protestës dhe po tentojnë anëtarësinë për një grevë në arsim më 11 prillit.
“Qeveria nuk ka interes për të rritur pagat në disa sektorë publikë, përgjigja nga qeveria është që bisedimet do të vazhdojnë dhe se do të gjendet zgjidhje por mendoj se nuk kanë interes për rritjen e pagave. 4 apo 5 sindikata do të protestojnë më 30 mars ne do t’i përkrahim këto sindikata, por ne tani për tani nuk kemi vendim për të marrë pjesë në këtë protestë, pasi që këtë javë po përpunohet vendimi për organizimin e një greve gjenerale që do të duhet të fillojë më 11 prill.”,- tha Joakim Nedelkovski nga SAShK.
Nga Qeveria theksojnë se në sektorin publik nga muaji mars nuk duhet të ketë pagë më të ulët se paga minimale. Thonë se dialogu nga vetëm në Këshillin Ekonomik Social, do të zbresë në nivel të çdo ministrie të linjës, dhe shoqatave aksionare e ndërmarrjeve për të rregulluar problemet që aty ku lindin.
GAZMEND REXHEPI
