Maqedoni
Gruevski: Punojmë njësoj për të gjithë qytetarët
31.12.2014 13:57
Zhvillimi ekonomik dhe mundësitë për tërheqjen e investimeve të huaja kanë kanë mbisunduar...

Zhvillimi ekonomik dhe mundësitë për tërheqjen e investimeve të huaja kanë kanë mbisunduar në fjalimin e fundvitit të kryeministrit Nikolla Gruevski drejtuar qytetarëve.
Vitin 2014 kryeministri e vlersoi si vit me shumë sfida, probleme, por dhe suksese, ndërsa nënvizoi se viti 2015 i gjen të gjithë me entuziazëm dhe me mendimin për një jetë më të mirë dhe më të lumtur.
“Ndjej një detyrim shumë më të madh se në vitin 2006 kundrejt të gjithë juve, maqedonas, shqiptarë, turq, romë, serbë, të krishterë, myslimanë dhe të tjerë. Kjo është një ndjenjë e veçantë për të cilën unë dhe ekipi im punojmë pa u kursyer për të përmbushur atë që jua kemi premtuar“, shprehet kryeministri Nikolla Gruevski.
Qeveria do të vazhdojë me përpjekjet për të qenë pjesë e NATO-s dhe për të hapur negociatat me Bashikimin Evropian tha Gruevski.
“Në 2015 do të vazhdojmë me përpjekjet tona për tu integruar në NATO dhe BE . Gjashtë rekomandimet e Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve janë dëshmia lidhur me përkushtimin në këtë fushë. Mosvullneti i fqiut jugorë për të gjetur zgjidhje dhe për të mos filluar bisedimet ishin arsyeja kryesore që po na krijojnë dëme të mëdha“, shprehet kryeministri Nikolla Gruevski.
Kryeministri ka folur edhe për problemet dhe vështirësitë me të cilat është përballur gjatë qeverisjes së vendit, për opozitën, investimet në shëndetësi, kulturë si dhe reformat në arsim.
Ai siguroi se Maqedoninë e pret një vit me plot suksese në fushën e ekonomisë dhe kjo bazuar të treguesit dhe rezultatet e vitit 2014.
NAIM RAMADANI
